VIDEO/ Një e majtë potente si ajo e babait të tij, djali i “Perandorit” Adriano protagonist me një kryevepër në Brazil

Të gjithë tifozët e Interit padyshim e kujtojnë figurën e sulmuesit brazilian Adriano i cili u “pagëzua” me nofkën “Perandor” për shkak të cilësive që tregoi në kohën kur luante për zikaltërit.

pjimage (52)

Duket se një “Perandor” i ri do t’i bashkohet së shpejti futbollit europian, me djalin e tij 15-vjeçar Adriano Karvalio i cili po shkëlqen në aventurën e tij të parë te ekipi i Serranos në kategorinë e tretë braziliane.

I biri i ish-sulmuesit të Interit ishte protagonist me golin e tij të fundit të shënuar kundër skuadrës së Serra Makaense, ku braziliani realizoi me një të majtë potente nga një distancë e largët.

Goli i tij u bë viral në rrjet brenda pak minutash, me tifozët zikaltër që kujtuan kohërat kur babai i tij shënonte të tillë golat të ngjashëm përpara publikut në “San Siro”.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×