Interi gati të mbushë “arkat”, sponsori i ri në fanellë u sjell zikaltërve shumën e majme

Paratë janë gjëja themelore që i duhet Interit në këto momente dhe këtë pritet t’ia sigurojë sponsori i ri kryesor.

IN

“Socios” ka qenë deri më tani sponsori i fanellës, pasi zëvendësoi legjendarin “Pirelli” duke i siguruar Interit 16 milionë euro, por tani vendin e tij do ta marrë “Digitalbits”, emri i të cilit deri më tani është shfaqur vetëm në mëngën e fanellës, duke u sjellë arkave zikaltër vetëm 5 milionë euro.

Me shndërrimin në sponsorin kryesor, amerikanët do t’i sjellin Interit 85 milionë euro plus bonuset për 3 vitet e ardhshme në të cilat emri i tyre do të shfaqet në pjesën e përparme të bluzës zikaltër, një shumë që do ta bëjë Interin skuadrën e dytë në Itali që përfiton kaq shumë.

Vetëm Juventusi siguron më shumë të ardhura nga kontrata e lidhur me “Jeep”, logoja e të cilëve shfaqet në fanellën e tyre.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×