“Ndërprisni pushimet, ngrihuni në këmbë dhe shuani zjarret”/ Flakët shkrumbojnë ullishtën e Elbasanit, Ilir Meta thirrje urgjente qeverisë

4d792994 3f86 43e8 8b13 2c15be0f3c08

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për situatën nga zjarret në Elbasan, ku që prej pasdites vijon të digjet kurora e gjelbër e qytetit.

Ai i bën thirrje autoriteteve që të ndalin pushimet dhe të ndërhyjnë për të shuar flakët që kanë shkrumbuar disa hektarë ullishte në zonë.

“Kurora e gjelbër e Elbasanit, pasuri publike natyrore, vazhdon për orë të tëra të shkrumbohet nga zjarri, papërgjegjshmëria dhe indiferenca shtetërore. Megjithë alarmet e ngritura asnjë ndërhyrje efektive dhe asnjë masë. Ndërprisni pushimet, ngrihuni në këmbë dhe shuani zjarret!”, shkruan Meta në Facebook.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×