Ishte me pushime te Shkëmbi i Kavajës, 10-vjeçari bie nga kati i tretë, transportohet në gjendje të rëndë në spital

Ambulanca 600x338 1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku një fëmijë 10-vjeçar nga Polonia dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i 3 i një hoteli.

Sipas policisë, i mitur është transportuar në spital në gjendje të rëndë.

“Rreth  orës 22:50, te Shkëmbi i Kavajës, Durrës, dyshohet se aksidentalisht  ka rënë nga ballkoni i katit të tretë  të një hoteli, një  10 vjeçar, polak, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në komunikatën zyrtare.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×