Ka ardhur momenti i së vërtetës për Alesandro Florencin dhe Zhunior Mesiasin. Të dy lojtarët luajtën dhe u shpallën kampionë Italie me Milanin në kampionatin e fundit, por si të huazuar, duhet marrë vendimi rreth tyre.
Florenci do të blihet dhe “Djalli” me Romën që pret të arkëtojë 4.5 milionë euro. Kuqezinjtë nuk duken hezitues, siç thamë, por do të tentojnë të ulin sadopak çmimin e 31-vjeçarit. Situatë e ngjashme edhe ajo e Zhunior Mesiasit.
Në fakt, klubi ka disa dyshime të vogla, të cilat mund të zhduken nëse Krotonës, që i zotëron kartonin, pranon një shpërblim prej 4 milionë eurosh në vend të 5.5 që ishin paracaktuar në marrëveshjen me Milanin të nënshkruar në gusht të vitit të kaluar.
Kuqezinjtë nuk duan të shpenzojnë më shumë se 7-8 milionë euro për dy “veteranët” dhe përshtypja është që të dyja operacionet do të kryhen mes sukses nga drejtuesit e “Djallit”.
Arena e Lajmit

Loading…