Tai Emeir ka bërë emër si një modele dhe tani po bën emër edhe si një boksiere. Australiania 35-vjeçare ka shkëlqyer në aktivitetin që po zhvillohet në Bangkok të Tajlandës, duke fituar ndeshjen e saj të boksit pa dorashka.

Suksesi ndaj kundërshtares Kunçai e entuziazmoi aq shumë ish-modelen, sa ajo u ngjit në litarët e ringut dhe i ofroi publikut një spektakël të paparashikuar. Ajo çoi kanotierën dhe i tregoi të gjithëve gjoksin, duke marrë duartrokitje edhe më të zjarrta nga salla.
Një mënyrë edhe për të nderuar ndoshta sponsorin e saj kryesor, aktoren e filmave porno Kendra Lust, e cila ka shpërndarë gjithashtu në rrjete sociale videon e këtij festimi të pazakontë në ring.
and then