Izraeli zhvilloi ditën e sotme seancën stërvitore në “Air Albania”, në prag të duelit ndaj Shqipërisë që do të luhet ditën e nesërme në orën 20:45, duel ky i vlefshëm për Ligën e Kombëve.
Izraelitët nuk heqin dorë nga tradita e masave të rrepta të sigurisë, teksa në seancën stërvitore të zhvilluar në “Air Albania”, binte në sy prezencave e policëve të armatosur, të cilët ishin të pranishëm në rrethimin e brendshëm të fushës, për të shmangur ndonjë situatë të pazakonshme.
Vlen të theksohet se më ndeshjen Shqipëri-Izrael të vitit 2016 pati dyshime të mëdha për planifikimin e një sulmi terrorist, për të cilin u arrestuan 4 persona në Shkodër. Ishin këto informacione që ndryshuan edhe itinerarin e ndeshjes, pasi nga “Loro Boriçi”, u vendos të luhet në “Elbasan Arena” për arsye sigurie dhe ishin pikërisht këto masa që sollën një kaos, nga tifozëria, që u largua pas mënyrës së sjelljes së policisë në atë ndeshje dhe deri tek skuadra që e çorientuar humbi me shifrat 3-0.
Arena e Lajmit

Loading…