Mbyllja e sezonit me klubet ka bërë që disa futbollistë të Kombëtares shqiptare të jenë në prag të transferimit në ekipe të tjera apo në negociata për të ndryshuar skuadër. E tillë ka qenë edhe situata e Ermir Lenjanit, i cili duket se ka zgjidhur të ardhmen e tij pikërisht në ditët kur ka qenë nën urdhrat e trajnerit Edi Reja.
Sot, mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare është prezantuar si lojtari më i ri i skuadrës së Umraniespor. Klubi ka siguruar ngjitjen në elitë në këtë edicion dhe po përforcon radhët e tij me elementë cilësorë për të garantuar një pjesëmarrje sa më të mirë.
Hoş geldin Ermir Lenjani! ❤️🤍#Ümraniyespor #SemtinTakımı pic.twitter.com/tV6CwFEKuk
— Ümraniyespor (@Umraniyespor) June 9, 2022
Lenjani ka firmosur një kontratë 1+1 me klubin turk, ndërsa ka hedhur firmën në zyrat e tij në Turqi pasi është larguar përkohësisht nga grumbullimi për të finalizuar marrëveshjen me ekipin ku do të vazhdojë karrierën. Kështu, ai ka lënë Zvicrën ku luante me Grasshopers, për të filluar këtë aventurë në një kampionat tjetër në moshën 32-vjeçare.
Arena e Lajmit

Loading…