
Aktorja britanike Tilda Swinton, rrëmbeu vëmendjen me paraqitjen e saj teksa kishte veshur një fustan rrezëllitës ngjyrë vjollcë të lehtë për premierën e filmit ‘Eternal Daughter’ në Festivalin e Filmit në Venecia të martën.
Aktorja, 61 vjeçare, mahniti me veshjen nga Haider Ackermann teksa u bashkua mes shumë yjeve të tjerë në tapetin e kuq.
Tilda tregoi fizikun e saj perfekt me fustanin e mbyllur dhe të gjatë të stolisur me teminat e argjendta.
Ylli i ekranit i kishte lyer flokët e saj e bardha me disa fije të verdha, të cilët ajo i zbuloi për herë të parë gjatë daljes në tapetin e kuq.