Në kërkim të pasuesit të Alban Hoxhës, Partizani nis kontaktet e para me ish-portierin e Skënderbeut

Partizani që nga muaji janar është në kërkim të një portieri, që pritet të pasojë Alban Hoxhën.

REXHEPI BEKO

I zgjedhuri është Bekim Rexhepi. Gardiani u nda me Skënderbeun dhe është në kërkim të një ekipi të ri për të vijuar karrierën.

Drejtuesit e të kuqve e kanë kontaktuar 25-vjeçarin dhe i kanë shprehur dëshirën për ta afruar, duke i treguar gjithashtu edhe projektin e tyre për të.

Ky i fundit, duket i gatshëm të avancojë me negociatat dhe të shqyrtojë ofertën financiare, që Partizani do t’i bëjë.

Megjithatë, të kuqtë nuk janë klubi i interesuar për Rexhepin dhe do të duhet të veprojnë shpejt për të mos e humbur.

Rexhepi deri në këtë verë ishte në pronësi të Shkëndijës së Tetovës.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×