E ardhmja e Granit Xhakës duket gjithmonë e më larg Arsenalit, me mesfushorin me origjinë shqiptare që po studion alternativat për të ardhmen pas lajmeve për një afrim të mundshëm të Juri Tielemans te londinezët që do të limitonte ndjeshëm hapësirat për të në formacionin titullar.
Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport”, Roma e Zhoze Murinjos vazhdon të mbetet e interesuar për një afrim të mundshëm të 29-vjeçarit, karakteristikat e të cilit vlerësohen shumë nga tekniku portugez që do dëshironte ta kishte pjesë të skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Lojtari nga ana e tij nuk do ta përjashtonte këtë pistë për të provuar një eksperiencë të re në Serinë A, me Romën që pas transferimit të Matiç do të “rrëmbente” kështu një tjetër mesfushor nga Premier Liga.
Arena e Lajmit

Loading…