Aksident në Pogradec/ Përplasen dy makina, plagosen dy persona, shihni pamjet nga vendi i ngjarjes (Video)

Aksident Ne Pogradec

Një aksident ka ndodhur në shëtitoren e Pogradecit.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se nga përplasja e dy mjeteve kanë mbetur të plagosur dy persona, drejtuesi E. S. i një prej mjeteve dhe pasagjeri i tij, shtetasi D. S.

Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Pogradecit.

Policia në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Informacion paraprak
Më datë 10.08.2022, rreth orës 11:30, në qytetin e Pogradecit, janë përfshirë në një aksident mjeti tip “Chrysler” me drejtues shtetasin L. G. dhe mjeti tip “Passat”, me drejtues shtetasin E. S.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi E. S dhe pasagjeri D. S., që ndodheshin në mjetin tip “Passat”, të cilët u dërguan në Spitalin e Pogradecit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e mjetit tip “Chrysler” L. G., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×