‘Air Albania’ e pezulluar në QKB! Burime nga kompania: Çështja e procedurave, s’ndikon në aktivitet! Sot iu dërgohet formulari i saktë

Air Albania2

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) ka pezulluar aktivitetin e shoqërisë së fluturimeve “Air Albania”, pasi kjo e fundit nuk ka deklaruar pronarët përfitues.

TIRANË– Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) ka pezulluar aktivitetin e shoqërisë së fluturimeve “Air Albania”, pasi kjo e fundit nuk ka deklaruar pronarët përfitues. Mirëpo Report Tv bën me dije se kjo është thjesht një çështje procedurale e që nuk  ndikon aspak në aktivitetin e përditshëm të kompanisë. Burine nga kompania bën me dije se aktiviteti i fluturimit të ‘Air Albania’ vijon pa asnjë ndërprerje, duke iu drejtuar qytetarëve që të mos shqetësohen.

Pezullimi në QKB ka ndodhur për shkak të një mospërputhje mes formularit të kërkuar nga qendra e biznesit dhe ai i dërguar nga kompania ‘Air Albania’ lidhur me përfituesit finalë. Të njëjtat burime sqarojnë se ditën e sotme kompania po ridërgon formulain sipas kërkesave të QKB-së dhe pritet menjëherë që të rikthehet në statusin aktiv.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×