
Tom Brady dhe Gisele Bündchen po përballen me një krizë në marrëdhënien e tyre. Modelja është larguar nga kompleksi i tyre familjar në Tampa për në Kosta Rika pas një debati të ashpër mes tyre mbi vendimin e Brady për t’u tërhequr nga NFL.
“Tom dhe Gisele janë në një debat tani”, thotë një burim për Page Six, duke shtuar se kjo ka ndodhur edhe më parë me çiftin, por ata janë ribashkuar gjithmonë.
Lajmi vjen pasi qendërmbrojtësi i Buccaneers humbi 11 ditë nga stërvitja në muajin gusht. Kur u pyet për arsyen e “zhdukjes” së tij, ylli i sportit tha: “Është gjithçka personale… të gjithë kanë situata të ndryshme me të cilat përballen. Ne të gjithë kemi sfida vërtet unike në jetën tonë. Unë jam burrë 45 vjeç. Ka shumë gjëra që po ndodhin.”
Përfaqësuesit e Brady dhe Bündchen, të cilët janë prindër të fëmijëve Benjamin, 14, dhe Vivian, 9, , refuzuan të komentojnë. Sportisi ka edhe një djalë 15-vjeçar, Jack me ish-in Bridget Moynahan.
“Ka pasur probleme në martesë për vendimin e tij për të hequr dorë nga pensioni. Gisele ka qenë gjithmonë me fëmijët. Ata kishin rëndë dakord që ai do të tërhiqej për tu fokusuar tek familja, më pas ndryshoi mendje”, tha një burim. “Kanë marrëdhënie të zjarrtë. Gisele është pak kokëfortë.”
Në maj, Bündchen tha për British Vogue: “Unë nuk mendoj se marrëdhëniet thjesht ndodhin; nuk është kurrë përralla që njerëzit duan ta besojnë se është. Duhet punë për të qenë vërtet në sinkron me dikë, veçanërisht pasi të kesh fëmijë,” tha ajo, duke shtuar, “Fokusi i tij është te karriera e tij, e imja është kryesisht te fëmijët”.
Thuhet se Brady kujdeset për fëmijët kur Bündchen është larg. Në llogarinë e tij në Instagram të hënën, ai postoi një video të tij duke marrë Benjamin dhe Vivian në ditën e tyre të parë të shkollës.
“Ai është një baba kaq i dashur dhe shumë familjar”, tha burimi.
Ndërkohë Bündchen aktualisht po punon në një fushatë të re të Burberry.