VIDEO/ E pyesin lidhur me transferimin e mundshëm te klubi i La Ligës, Bejl nuk e përmban të qeshurën: Atje padiskutim që jo

Klubi i radhës i Gareth Bejl mbetet ende mister, me uellsianin që çdo ditë përflitet për një destinacion të mundshëm në kampionatet kryesore.

pjimage (59)

Ditën e djeshme vetë presidenti i Getafes, Anhel Torres u shpreh se kartoni i 32-vjeçarit i ishte ofruar nga ana e agjentit të tij dhe se ai po e mendonte këtë transferim.

Lidhur me çështjen ka reaguar vetë Bejl, i cili i pyetur nga gazetarët lidhur më këtë transferim të mundshëm të klubi spanjoll është përgjigjur duke qeshur dhe duke thënë se padyshim nuk do të transferohet atje.

“Jo nuk do të shkoj te Getafe, kjo është e sigurt.”, ishte deklarata e Bejl të cilën uellsiani e shoqëroi me një të qeshur.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×