VIDEO/ Dyshohet se u mbyt në lumin në Seman, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 14-vjeçarit. Mbërrijnë dhe polumbarët e RENEA-s

Fier Renea

I zhdukur prej paradites së djeshme, trupi i 14 -vjecarit që dyshohet se u mbyt në lumin Seman ende nuk është gjetur. Përgjatë gjithë natës familjarë të të miturit dhe banorë të zonës kanë ngritur prita, në tentativë për të gjetur trupin e djalit, por pa mundur dot.

Mëngjesin e kësaj të enjteje pranë brigjeve të lumit kanë mbërritur forcat speciale Renea dhe polumbarët të cilët vazhdojnë kërkimet. Të gjitha dyshimet janë se 14-vjeçari ka hyrë në ujë për të nxjerrë grepat të cilat mendohet se i kanë ngecur në lum.

Një tjetër djalë i familjes Saka është mbytur më shumë se 10 vite më parë ndërsa banorë të zonës tregojnë se djemtë e kanë trashëguar peshkimin nga i ati. Kërkimet në brigjet e lumit vazhdojnë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×