Me kamion drejt Anglisë, ‘përfundon’ ëndrra për familjen shqiptare, kapet në Holandë. Arrestohet shoferi i trajlerit

22b773d2 F76c 42d2 A197 Da26035cc9c2

Autoritetet holandeze arrestuan një shofer kamioni nga Polonia mbrëmjen e djeshme në Hoek van Holland për kontrabandë të qenieve njerëzore. Mediat holandeze raportojnë se brenda trajlerit ishte një familje nga Shqipëria.

Kamionisti ishte nisur drejt Anglisë me kamionin e tij. Gjatë kontrollit në dalje të kufirit, qeni i migracionit të Marechaussee diçka nuhati në trajler. Pas kontrolleve rezultoi se brenda kamionit ishin fshehur dy burra dhe një grua, të cilët ishin futur mes një ngarkese me paleta. Ndërkohë, e mbështjellë me një batanije ishte fshehur vajza 4-vjeçare e çifit shqipar.

Mediat raportojnë se klandestinët ishin ngjitur në rimorkio me ndihmën e shoferit. Aktualisht emigrantët shqiptarë janë ndaluar nga zyrat e emigracionit.
Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×