
Lajmi se Mbretëreshës së Britanisë së Madhe i është rënduar gjendja shëndetësore ka bërë që qindra qytetarë anglezë të mblidhen në sheshin përpara Buckingham Palace në Londër.
Siç shihet dhe nga pamjet e sigurura nga Panorama.al qytetarë të shumtë janë mbledhur përpaara pallatit mbretëror të shqetësuar për gjendjen e mbretëreshës.
Familja mbretërore ka nisur të mblidhet gjithashtu, teksa palalti mbretëror tha se Mbretëresha është nën mbikëqyrjen mjekësore, pasi mjekët janë “të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së saj”.
Njoftimi nga pallati erdhi një ditë pasi mbretëresha anuloi një takim virtual, meqë mjekët e këshilluan të pushonte, për shkak të një të marteje të ngarkuar, kur Elizabeth II emëroi Liz Truss kryeministre të Britanisë.
Monarkistja më jetëgjatë e Britanisë është duke vuajtur nga probleme shëndetësore që nga tetori i vitit të kaluar, të cilat kanë bërë që ajo të ketë probleme për të ecur dhe qëndruar në këmbë.
E gjithë fëmijët e saj – trashëgimtari i fronit, Princi Charles, 73 vjeç, Princesha Anne, 72 vjeç, Princi Andreë, 62 vjeç dhe Princi Eduard, 58 vjeç, janë aty ose janë rrugës për të shkuar te Mbretëresha, e cila aktualisht është në Pallatin Balmoral në Skoci, thanë ndihmësit.
Gjithashtu, duke shkuar në Balmoral janë edhe djali i madh i Charles, Princi Ëilliam, së bashku me djalin e tij të vogël, Princin Harry, dhe gruan e tij, Meghan, të cilët braktisën jetën mbretërore për t’u transferuar në Shtetet e Bashkuara.
Mbretëresha jeton në Pallatin Buckingham në Londër. Por, monarkistja 96-vjeçare, e cila ka muaj që është përballur me probleme shëndetësore, po qëndron në pallatin në Skoci, ku zakonisht kalon pushimet e verës.
Kryeministrja e Britanisë, Lizz Truss tha se i gjithë vendi duhet të jetë “thellësisht i shqetësuar nga lajmet nga Pallati Buckingham këtë drekë”.
“Mendimet e mija dhe mendimet e njerëzve në mbarë Britaninë janë në këtë kohë me Mbretëreshën dhe familjen e saj”, shkroi ajo në Tëitter.
Elizabeth II i ka deleguar gjithnjë e më shumë detyrat tek princi Charles dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore në muajt e fundit. Ajo u shërua nga infektimi me koronavirus në shkurt të këtij viti.