Pas denoncimit të xhaxhait për humbjen e kontakteve me Ervis Martinaj, zbulohet pista që po heton policia e Kurbinit

Ervis Martinaj 1 1 707x433

Prokuroria e Kurbinit është duke hetuar për akuzën e rrëmbimit të personit, për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, pas kallëzimit që bëri xhaxhai i tij për humbjen e kontakteve prej 3 ditësh me nipin.

Burime për gazetaren Klodiana Lala thanë se dyshimet për rrëmbim janë referuar nga Policia e Lezhës.

Në këtë mënyrë prokuroria ka mundësi të kryejë veprime hetimore, pasi në rastin e një të shumëkërkuari nuk ka largim nga banesa.

Në rastin konkret policia veç kallëzimit të xhaxhait Faik Martinaj nuk ka prova të tjera në lidhje me ngjarjen.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×