Partizani me objektiva të qarta në merkato, kërkon të rikthejë në Superiore ish-mbrojtësin e Skënderbeut dhe Kukësit

Partizani është duke punuar që të përforcojë kontigjentin përpara startit të Kupave të Europës.

gledi mici

Burime pranë klubit të kuq bëjnë me dije se “demat” po negociojnë me Gledi Micin, një njohës i mirë i Kategorisë Superiore, ku ka mbajtur veshur më parë fanellat e Skënderbeut, Kukësit dhe Flamurtarit.

Aktualisht 31-vjeçari është pjesë e klubit të Prishtinës, por anësori do të ishte i gatshëm që të rikthehej në Shqipëri dhe Partizani ka hyrë në bisedime me kryeqytetasin.

Në Shqipëri, Mici ka fituar 2 Kupa të Shqipërisë, një me Kukësin dhe një me Flamurtarin, më pas në Kosovë ka fituar 1 titull kampion me Prishtinën sezonin e kaluar dhe një titull kampion në Maqedoninë e Veriut me fanellën e Shkëndijës së Tetovës.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×