FOTO+VIDEO/ Shmanget tragjedia! Aksident i frikshëm përpara ndeshjes, kombëtarja e njohur europiane shpëton për fat

Një aksident i frikshëm ka ndodhur për kombëtaren e Bullgarisë përpara ndeshjes së pasdites së sotme ndaj Gjeorgjisë.

BULLGARIA

Autobusi i kombëtares bullgare është aksidentuar Tbilisi dhe si pasojë e aksidentit është lënduar njëri prej lojtarëve, Todor Nedelev, i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmën e parë, ndërsa për pjesën tjetër të ekipit dhe stafit nuk kishte të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur gjatë rrugës nga aeroporti për një hotel në Tbilisi.

FU7Ya4cWUAEXb-y

Ekipi bullgar ishte në dy autobusë, të shoqëruar nga policia, në përputhje me kërkesat e UEFA-s.

Sipas raportimeve, një nga autobusët është përplasur me një tjetër.

Bullgaria do të ndeshet sot në orën 18:00 ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Boris Paichadze Dinamo Arena”, e vlefshme për Grupin 4 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Në tre ndeshjet e muajit qershor, kombëtarja ballkanase nuk ka fituar asnjë ndeshje ku ka barazuar dy, ndaj Gjibraltarit dhe Maqedonisë së Veriut dhe humbur një, pikërisht ndaj Gjeorgjisë në shtëpi.

Futbollistet-e-Bullgarise-ne-Gjeorgji-123

Futbollistet-e-Bullgarise-ne-Gjeorgji-12

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×