‘I bllokuan skafin’/ 42 vjeçari në Velipojë zbulon incidentin me policinë: Kam dokumentet përkatëse

Skafi

Edhe pse me dokumente të rregullta dhe po lundronte brenda kufirit të ujërave shqiptare, Policia Kufitare i bllokoi mjetin lundrues tip “skaf” dhe e gjobiti me një vlerë prej 5 milionë lekë të vjetra, drejtuesit të mjetit Fabian Dodaj, i cili kishte ardhur për pushime me familjen nga SHBA. Sipas Fabian Dodajt, policia kufitare i ndaloi pa asnjë arsye, ndërsa i kërkoi dokumentacionin e nevojshëm, të cilat Dodaj u shpreh i gatshëm për t’ia dorëzuar.

Ndërkohë edhe pse po lundronin në ujërat shqiptarë dhe pa dokumentacion, policia kufitare nuk i ndaloi disa turistë malazezë.

Sipas drejtuesit të mjetit Fabian Dodaj, edhe pse policia kufitare i pa se dokumentat ishin të rregullta, përsëri vendosen ta gjobisnin dhe ti bllokonin mjetin.

Dodaj u shpreh se për këtë situatë ka kontaktuar edhe me ambasadën amerikane, të cilët janë në mbështetje të tij për zgjidhjen e situatës.

Policia kufitare dy ditë më parë ka bllokuar një mjet lundrues tip “skaf” dhe gjobiti drejtuesin e skafin me një vlerë prej 5 milionë lekë të vjetra. Sipas drejtuesit të skafit, ky vendim ishte i padrejtë pasi çdo dokumentacion është në rregull.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×