
Harry Styles i bëri homaxhe Mbretëreshës pas njoftimit të vdekjes së saj në moshën 96-vjeçare të enjten gjatë koncertit të tij.
Ish-ylli i ‘One Direction’, 28 vjeç, ndërpreu koncertin e tij në ‘Madison Square Garden’ në New York për të dhënë ‘lajmin shumë të trishtuar’ nga ‘atdheu’ i tij. Më pas ai kërkoi që 20,000 të pranishmit të duartrokisnin për Mbretëreshën për 70 vitet e pabesueshme të shërbimit të saj si monarkja më jetëgjatë e Britanisë. Teksa qëndronte në skenë, Harry tha: “Nga atdheu im, kishte një lajm shumë të trishtuara sot: vdekja e mbretëreshës Elizabeth II. Ju lutem bashkohuni me mua në një duartrokitje për 70 vjet shërbim.”
Më pas ai vazhdoi të duartrokiste me duart mbi kokë dhe iu bashkua mijëra fansave për të nderuar monarken e ndjerë. Kur mbaruan duartrokitjet, Harry tha: ‘Faleminderit, Madison Square Garden.’
Pas vdekjes së mbretëreshës, një mori emrash të mëdhenj nga bota e showbizit ndanë homazhe për monarken, duke përfshirë Victoria Beckham, Sir Elton John dhe Mick Jagger. Britania është sot në zi për vdekjen e Monarkes, Mbretëreshës Elizabeth II. Pas 70 vitesh në fron, monarkja më jetëgjatë vdiq dje në mënyrë paqësore, në moshën 96-vjeçare, në Balmoral të Skocisë. Vdekja e saj shkaktoi një shpërthim të menjëhershëm dhe të madh emocionesh, me mijëra njerëz zemërthyer që u mblodhën jashtë portave të Pallatit Buckingham dhe ndërtesave të tjera mbretërore mbrëmjen e djeshme.
Në një moment, një interpretim i ‘God Save The Queen’ u përhap në mesin e vajtuesve, i ndjekur nga brohoritjet e ‘Long Live The King’. Të tjerët vendosën lule jashtë kështjellës Windsor – ku Mbretëresha kishte kaluar shumë nga koha e saj pas vdekjes së burrit të saj, Princit Philip, në prill të vitit të kaluar.Fansat nga e gjithë bota vendosën lule jashtë ambasadave britanike, duke përfshirë në Uashington, Berlin dhe Oslo. Anëtarët e familjes mbretërore nxituan të ishin pranë shtratit të Mbretëreshës të enjten, por besohet se nuk arritën në Balmoral në kohë para se ajo të ndërronte jetë. Vetëm fëmijët e saj më të mëdhenj, Princi Charles dhe Princesha Anne, të cilët ishin tashmë në Skoci ishin në gjendje të arrinin para vdekjes së saj, thanë burimet.
Princi Andrew, Princi Edward, gruaja e tij Sophie dhe Princi William fluturuan të gjithë nga Berkshire me avion privat për në Aberdeen të enjten, ndërsa ata vrapuan në Balmoral për ta parë atë. Por kuptohet që ata nuk arritën në kohë. Princi Harry, i cili do të merrte pjesë në një ngjarje bamirësie me gruan Meghan në Londër të enjten, gjithashtu u përpoq të arrinte në Balmoral në kohë. Por ai mbërriti në orën 20:00, gati një orë e gjysmë pasi publiku u informua për vdekjen e Mbretëreshës. Djali i Mbretëreshës, Charles, ish-Princi i Uellsit, tani është Mbreti Charles III, ndërsa Princi William ka trashëguar titullin e babait të tij dhe tani, së bashku me gruan e tij, është quajtur Duka dhe Dukesha e Cornwall dhe Kembrixhit. William është gjithashtu tani ‘trashëgimtari’ i fronit britanik.