Kombëtarja U-15 do të zhvillojë dy teste miqësore përballë Kosovës U-15 në datat 16 dhe 18 qershor, në stadiumin “Kukës Arena”.
Trajneri Armand Dama ka publikuar listën me 23 futbollistët e rinj të grumbulluar, shtatë prej të cilëve vijnë nga kampionatet e huaja dhe luajnë me ekipe si Juventus, Empoli, Breshia etj.
Pjesa tjetër e lojtarëve aktivizohen me klubet shqiptare.
Arena e Lajmit

Loading…