Borxhi i Sportingut, “Djalli” 13 mln euro Leaos për… ditëlindje/ Rinovim me kushte, ja çfarë do t’i ndodhë 23-vjeçarit

Rafael Leao festoi dje 23-vjetorin pas një sezoni si protagonist absolut, në të cilin me paraqitjet dhe golat e tij udhëhoqi Milanin drejt pushtimit të titullit të 19-të. Tashmë Maldini dhe Masara janë në punë për t’i rinovuar kontratën që i skadon në vitin 2024, por negociatat vazhdojnë dhe do të hyhet në temë sapo të mbarojë pushimet. Ekziston një hendek midis ofertës dhe kërkesës, por ka besim te kuqezinjtë.

LEAO

Klubi propozon një kontratë deri në 2026-ën, me 4.5 milionë euro, ndërkohë që lojtari kërkon 6.5-7 milionë. Përveç rinovimit, në synimet e klubit kuqezi është edhe ndryshimi i klauzolës për prishjen e kontratës. Aktualisht çdo klub që derdh 150 milionë euro mund ta rrëmbejë futbollistin nga ekipi i Piolit, teksa me një kontratë të re, shifra do të rritej deri në 250 milionë euro që do të ishte një formë solide për të blinduar një element tek i cili Milani mendon të bazojë të ardhmen. Të paktën atë të afërt.

IDEJA E MILANIT – Për të lehtësuar procesin, thuhet se drejtuesit “Djallit” po mendojnë të paguajnë edhe një pjesë të borxhit që Leao ka ndaj Sportingut të Lisbonës nga ku u largua në mënyrë të njëanshme tri vite më parë duke përdorur si shkak një mësymje të tifozëve në qendrën stërvitore të klubit luzitan.

Milani është gati të shlyejë 13 nga 16.5 milionë euro për të cilat lojtari është detyruar të dëmshpërblejë Sportingun, një sanksion ky i dhënë nga Gjykata Civile dhe KAS-i. Nisma e kuqezinjve është një shenjë solidariteti, të cilën portugezët deri tani e kanë refuzuar pasi synojnë të marrin shumën e plotë nga futbollisti. Në këto kushte, sipas edhe vendimit gjyqësor, Leao do të jetë i detyruar të paguajë çdo sezon me përqindje nga rroga e tij derisa detyrimi ndaj Sportingut të jetë zeruar.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×