Saranda dhe Tropoja transferojnë të paraburgosurit dhe të burgosurit në Fier e Reç, detajet e para

1652638561 Burgu1600x3601

Dhjetë të paraburgosur të cilët kanë marrë dënim nga Gjykata e Sarandës, por e kanë Apeluar atë në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, janë transferuar drejt Burgut të Fierit deri sa vendimi në ngarkim të tyre të marre formë të prerë.

Ndërkohë burime pranë Komisariatit të Sarandës bëjnë me dije se 3 shtetas për të cilët ditët e fundit Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest ne burg”, nuk janë dërguar në IEVP Sarandë, por janë transferuar në IEVP Bënçë, Tepelenë.

Sakaq, edhe 13 të burgosur që vuajnë dënimin në burgun e Tropojës, janë transferuar drejt burgut të Reçit, për shkak se në ditët në vijim burgu i Tropojës pritet të mbyllet.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×