Deklarata e çuditshme e Uesli Shnajder: Mund të arrija nivelin e Mesit dhe Ronaldos, por preferova ndonjë gotë verë më shumë

Uesli Shanjder ka qenë një nga ata futbollistë të cilët gjatë karrierës kanë arritur majat më të larta. Mesfushori holandez ka luajtur me klube elitare në Europë dhe ia doli të fitonte edhe Ligën e Kampioneve me fanellën e Interit. Por sipas tij, nuk kishte shfaqur potencialin e plotë, për shkak të mënyrës së jetës që bënte.

shnajder

I intervistuar nga Xhanluka Di Marzio, ai ka theksuar se pikërisht zgjedhjet për një mënyrë jetese jo vetëm me sakrifica për sportin, bënë që ai të mos ishte i padiskutueshëm.

“Mund të arrija të bëhesha si Mesi apo Kristiano Ronaldo. Por thjesht nuk më interesonte. Unë i jam gëzuar jetës, ndoshta kam pirë ndonjë gotë verë më shumë gjatë darkave. Leo dhe Kristiano janë të ndryshëm, kanë bërë shumë sakrifica. Dhe kjo është për t’u vlerësuar. Megjithatë, karriera ime ka qenë e pabesueshme” tha futbollisti i cili ka luajtur edhe një finale të Kupës së Botës me Holandën.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×