Ndahet nga jeta Mjeshtri i Madh i violinës, Hetem Qerimaj! I biri konfirmon lajmin e hidhur!

eqerem-tafaj

eqerem-tafaj

Ndahet nga jeta mjeshtri i violinës, Hetem Qerimaj.

Lajmin e ka konfirmuar i biri i tij, Fatosi, i cili në rrjetet sociale shkruan: “Te nderuar miq, me dhimbje ju njoftoj ndarjen nga kjo jeta te babit tim te dashur Hetem Qerimaj. Zoti e pranofte ne parajse”.

Ai u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare.

Tre vjet më parë, në një intervistë në media, Hetem Qerimaj do të shprehej se me violinën interpretonte prej 4 dekadash.

Me rastin e 85-vjetorit të Hetem Qerimajt, u mbajt dhe koncerti me titullin “Harku i Triumfit të Qerimajve” i cili solli përvojën e gjatë të patriarkut të familjes, pasuar deri te muzikanti më i ri i saj.

Kompozitori dhe klarinetisti Fatos Qerimaj, i biri i violinistit Hetem Qerimaj do të shprehej se ky koncert nuk ishte vetëm festimi i një ditëlindjeje, por edhe promovimi i artistëve të një familjeje të madhe muzikantësh.

“Tanimë, familja Qerimaj numëron 9 artistë shumë të mirë, që janë në një aktivitet gjatë gjithë kohës. Janë tre breza që e kanë trashëguar instrumentin e violinës”, ka deklaruar ai më 2019. 

fatos qerimaj hetem qerimaj

Fatos dhe Hetem Qerimaj
Fatos dhe Hetem Qerimaj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×