“Shpenzon shuma të çmendura”, zbërthehet jeta e natës së Pike: Takon të dashurën pas shkallëve të diskos ku nuk lejohen celularët

Zherard Pike është kthyer në temë diskutimi në Spanjë por jo për atë që jep në fushën e lojës me Barcelonën. Ndarja e tij me Shakirën dhe lidhja e re e futbollistit që ka tradhtuar me një 22-vjeçare këngëtaren kolumbiane, është bërë temë diskutimesh në emisionet televizive.

xzczxczxcxcc

Në emisionin ‘Socialité’ të “Telecinco”, ka folur ndër të tjera paparaci i njohur spanjoll Zhordi Martin, i cili ka treguar detaje të jetës së futbollistit.

“Sa u përket festave të Pike, unë kam 12 vite që e ndjek dhe ai është shumë i njohur në Barcelonë, për festat që bën. Por më rezulton që kohët e fundit e ka tepruar, duke shpenzuar shumë nëpër festa të ndryshme me shokun e skuadrës Riki Puig. Ai po shpenzon shuma të çmendura parash në diskoteka apo restorante deri në orët e para të mëngjesit. Me informacionet që kam, shumat ndryshojnë nga dita në ditë, por minimumi është 2000 euro. Gjithsesi, këto shifra janë qesharake për Pike”, theksoi ai.

Sipas informacioneve të tjera në këtë program është shpjeguar se si Pikë shkonte me taksi në diskotekën “La Traviesa” duke hyrë nga dera anësore, për të takuar brenda të dashurën e tij misterioze. Në zonën VIP e priste pikërisht kjo e fundit, me të cilën ai takohej pas shkallëve, që të mos shihej nga pjesa tjetër e të pranishmëve. Diskoteka në fjalë nuk lejon telefona celularë në zonën VIP, pasi zakonisht aty shkojnë shumë futbollistë të cilët janë të shoqëruar me modele, e disa prej tyre janë të martuar, si në rastin e Pike.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×