EKSKLUZIVE/ Vllaznia do Shkurtajn, shkodranët u bëjnë ofertë sulmuesit të Partizanit dhe lojtarit që e mbylli me Tiranën

Merkatoja e Vllaznisë sapo ka nisur dhe drejtuesit e klubit nuk do të ndalen duke kërkuar që të forcojnë skuadrën në çdo repart.

VASIL SHKURTAJ

Pas afrimit të Lorik Boshnjakut dhe rinovimit të Fjoart Jonuzit, bordi i merkatos së kuqebluve po punon për ta forcuar skuadrën edhe me lojtarë të tjerë cilësorë, ku spikasin alternativat në sulm.

Një prej emrave që po përflitet është ai i Vasil Shkurtajt.

Pas aventurës me Kukësin në muajt e fundit, sulmuesi ka dalë lojtar i lirë dhe pas tij janë vendosur disa klube të Superiores, ku mes tyre bën pjesë edhe Vllaznia.

Interesimin e shkodranëve për 30-vjeçarin e kanë konfirmuar për gazetën edhe burime pranë sulmuesit.

Edhe në të shkuarën, Vllaznia e ka tentuar Shkurtajn, madje duke i bërë një ofertë të mirë në aspektin financiar.

Gazeta mëson se mes palëve ka pasur bisedime, por akoma nuk ka asgjë konkrete mes tyre për një dakordësi të mundshme. Shkurtaj luajti 376 minuta në 9 ndeshje me Kukësin, ku shënoi një gol ndaj Skënderbeut, pikërisht në “Loro Boriçi”, duke u dhënë 3 pikë verilindorëve.

Mbetet për t’u parë në vijim se si do të shkojnë bisedimet mes Vllaznisë dhe Shkurtajt.

Stenio Zhunior

Burime pranë merkatos së Vllaznisë bëjnë me dije se kuqeblutë kanë hyrë në bisedime edhe me sulmuesin e Partizanit, Stenio Zhunior, duke tentuar që ta bindin brazilianin të vishet kuqeblu.

Zhunior mund të jetë zëvendësuesi i patriotit të tij Viktor da Silva, që për momentin duket larg rinovimit me kuqeblutë.

ENGJELL HOTI

Një tjetër emër që mund të bashkohet me Vllazninë është edhe ai i mesfushorit Engjëll Hoti.

Pas largimit nga Tirana 25-vjeçari ka dalë lojtar i lirë dhe kjo i ka joshur shkodranët për ta bërë të tyrin.

vll

ADMIR URUÇI – Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×