Specat gogozhare janë ndër produktet me të cilat çdo amvisë shqiptare mund të shpalosë talentin e saj.
Ato gjenden në çdo dyqan ushqimor të vendit, por më të shijshmet janë ato që përgatiten në kushtet e shtëpisë.
Specat gogozhare përmbajnë shumë vitaminë C, ndaj konsumi i tyre i bën shumë mirë organizmit.
Specat në përgjithësi janë të gjithë të pasur me vitaminë C.
Në një kavanoz të vetëm njeriu mund të plotësojë një dozë të mirë të kësaj vitamine mirëbërëse, nëpërmjet të cilës mund të shmangni rrezikun e infeksioneve dhe baktereve.
Specat janë shumë të mirë për të forcuar sistemin imunitar dhe për të shmangur mundësinë e infeksioneve dhe sëmundjeve.
Kësisoj, sipas të dhënave të AgroWeb.org, konsumi i specave gogozhare është i rekomandueshëm për një shëndet i mirë, por nuk duhet ta teproni.
Specat gogozhare janë një burim i mirë antioksidantësh të cilët luftojnë radikalet e lira dhe toksinat.
Këto të fundit dëmtojnë qelizat dhe përkeqësojnë paraqitjen e lëkurës duke e rrudhur atë.
Një tjetër arsye përse duhet të konsumoni speca gogozhare është se ato ndihmojnë kundër inflamacionit.
Konsumi i këtyre specave shmang mundësinë e inflamacionit të lëkurës dhe dhimbjet e fytit.
Specat gogozhare janë një mënyrë e mirë për të përmirësuar metabolizmin, tregojnë të dhënat e AgroWeb.org.
Përdorimi ditor i këtij ushqimi e ndihmon trupin të përthithë ushqyesit e nevojshëm dhe të shmangë akumulimin e yndyrnave.
Në këtë mënyrë specat gogozhare janë një ushqim ideal kundër mbipeshës.
Specat garantojnë një tretje më të mirë për shkak të fibrës që ato përmbajnë.
Konsumi i tyre përmirëson lëvizjen e zorrëve dhe përmirësimin e tretjes.
Specat gogozhare janë një ushqim ideal kundër të ftohurës.
Ato stimulojnë shërimin e shpejtë të trupit për shkak të vitaminës C.
Konsumi i tepërt i specave mund të shkaktojë diare.
Shija e specave gogozhare mund të shkaktojë urth ndaj AgroWeb.org rekomandon se nuk duhen ngrënë esëll.
Konsumi i specave gogozhare nuk rekomandohet për gratë shtatzëna sepse nxit nxehjen e stomakut, gjë që i bën dëm fetusit./AgroWeb.org