Një lajm i trishtë u bë publik ditën e sotme. Ish-sulmuesi i Torinos, Akim Omalade, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në moshën 39-vjeçare.
Nigeriani u gjet i vdekur, në një makinë Pezho, në Ballaro, teksa po transportohej nga shoku i tij në spital për një ekzaminim. Mediat italiane bëjnë me dije se Omalade kishte disa ditë që kishte dhimbje në këmbë. Shkaqet ekzakte të vdekjes së tij pritet të përcaktohen në orët në vazhdim.
Vlen të theksohet se në vitin 2001, nigeriani ra viktimë e sulmeve raciste dhe në shenjë solidariteti shokët e skuadrës lyen fytyrat më të zeza, në ndeshjen ndaj Xhenoas duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Omalade, debutoi me Trevison në ndeshjen kundër Ternanas në Seria B, me tifozët që u larguan nga tribuna. Gjatë karrierës së tij nigeriani veshi fanellat e Torinos, Novara dhe Gela, ndër të tjera, duke i dhënë fund karrierës së tij në Siçili.
Arena e Lajmit

Loading…