“Plane madhore për Milanin”, Xherri Kardinale: Maldini më bindi në 3 orë

Shitja e Milanit është një temë e nxehtë edhe në Amerikë. “Financial Times” mezi ka pritur zbarkimin e Xherri Kardinales përtej oqeanit për t’i rrëmbyer komentet e para si pronar i “Djallit”. Kryefjala e 53-vjeçarit është klubi italian, admirimi për Maldinin dhe planet në sport.

281959832_10158630316346937_6723611303002183413_n

Milani dukej pranë një fondit tjetër, por më pas doli emri juaj e në pak kohë morët pronësinë.

Në fakt, koha ishte e paktë, por mjaftoi për të vendosur bazat e planit tonë. Lëvizëm me afatet e duhura dhe arritëm që të gjenim një akord me “Elliott”-in të cilit i lejuam të ndërmerrte proceduarat e nevojshme në një moment kur ekipi luante për titullin e nuk duhej shqetësuar.

Cili është objektivi kryesor?

Milani është një klub historik, por edhe një markë tregtare, ndaj i duhet një strukturë në proporcion me lavdinë futbollistike dhe potencialin global. “RedBird” ka përvojë me ndërtimin e stadiumeve në Shtetet e Bashkuara. Pikërisht përvoja jonë mund të ndihmojë Milanin dhe Italinë që të kenë një impiant të nivelit botëror e që të jetë në gjendje që të mirëpresë sportin dhe çdo aktivitet tjetër argëtues në shkallë globale.

Në çfarë afatesh mendoni të realizoni projektet tuaja te Milani?

Fillimisht duhet të mundohemi të mbushim hendekun mediatik që ka mes Serisë A dhe kampionatit anglez. Në këto momente, kampionatit italian i janë afruar njëherazi disa investitorë. Kjo është një mundësi e madhe dhe duhet shfrytëzuar.

Si përfundim, Maldini do të qëndrojë apo jo në klub?

Për mua ishte shumë e rëndësishme që ta fitoja besimin e tij. Dhe në bisedën tonë të parë përfunduam duke folur për më shumë se tri orë e gjysmë. Ishte një takim fantastik ashtu siç është edhe Paolo si njeri.

Sa mund të rritet akoma një klub si Milani?

Nëse rezultatet vijojnë në këto ritme, atëherë ne do të mundohemi të bëjmë të njëjtën gjë me emrin e Milanit si shoqëri tregtare. Sporti duhet konceptuar ai argëtues për tifozët, por edhe si objekt rritjeje financiare.

Të ardhurat e një klubi italian janë shumë të ndryshme me ato të një klubi anglez, megjithatë ëndrra ime është që përfitimet një ditë të jenë në ekuilibër. Ndoshta nuk do të ndodhë shumë shpejt, por qëllimi është pikërisht ky.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×