Tentativa e rusëve për të hyrë në uzinën e Armëve në Gramsh, Rama sulmon opozitën: Gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut

Edi Rama 3

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për ngjarjen e ndodhur në uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

“Shërim të shpejtë të lënduarve dhe tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje!”, shkruan Rama në Twitter.

Ndër të tjera, kryeministri kritikon përdorimin politik të këtij sulmi ndaj ushtarakëve shqiptarë, për reagimin e të cilëve shprehet se ndihet krenar.

“Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh!”, shkruan ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×