Skuadra e Ballkanit do të marrë pjesë për herë të parë në Ligën e Kampioneve në këtë edicion dhe kampionët e Kosovës kanë festuar sot kur kanë parë emrin e tyre në shortin e këtij aktiviteti e aq më shumë kur kanë mësuar se cilin kundërshtar kanë përpara.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihen momentet kur e gjithë skuadra po ndiqte shortin dhe në ekran doli emri i Ballkanit, duke bërë të nisnin brohoritjet. Më pas, në short doli emri i Zalgiris Vilnius dhe aty nisi festa ë vërtetë e futbollistëve, të cilët duket se e shohin këtë si një kundërshtar me të cilin kanë shanse reale të kualifikohen.
🇽🇰 KF Ballkani players celebrating their first ever #UCLDraw participation.
They will face Zalgiris Vilnus of Lithuania in the first #UCL Qualifying Round.@ChampionsLeague | @UEFA pic.twitter.com/nBfnPu7uex
— Kosovan Football 🇽🇰 (@kosovanfooty_EN) June 14, 2022
Edhe trajneri Ilir Daja dukej në humor pas shorti që u hodh dhe këtij rezultati. “U kënaqët!”, shihet teksa u thotë ai me buzëqeshje lojtarëve të tij.
Arena e Lajmit

Loading…