Çelsi piketon zëvendësuesin e Lukakut, nis tratativat me brazilianin e Premier Ligës

Çelsi duket se po përgatitet të lëri të lirë Romelu Lukaku, me belgun që duket shumë pranë një rikthimi te Interi. Në këto kushte “Blutë’ po studiojnë zëvendësuesit e tij të mundshëm, me brazilianin e Evertonit, Riçarlsion që duket një objektiv konkret.

ricarlison

Sipas raportimeve nga “The Sun”, 25-vjeçari do të ishte pro këtij transferimi për të bërë hapin e radhës në karrierën e tij pas sezonit zhgënjyes të Evertonit në vitin e shkuar. Kartoni i tij vlerësohet rreth 60 milionë euro nga klubi që do të ishte i gatshëm të ulej në negociata nëse Çelsi do t’i afrohej kësaj shifre.

Totenhemi i Antonio Kontes është gjithashtu i interesuar për sulmuesin, me Riçarlisonin që i mbetet të zgjedhë anën e preferuar të Londrës për të vazhduar karrierën.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×