Barcelona vendosi që të mos i ofronte një kontratë të re mbrojtësit veteran, Dani Alvesh, i cili u kërkua me ngulm nga Çavi kur erdhi në krye të skuadrës.
Braziliani kërkoi që të vazhdonte të ishte pjesë e katalanasve, por klubi mendoi ndryshe.
Gjithsesi, Dani Alvesh ka zgjedhur që t’i japë lamtumirën klubit me anë të një postimi në rrjete sociale me anë të një mesazhi, ku i falënderon të gjithë që ishin pjesë e këtij rrugëtimi.
“Mbyllet një cikël dhe një tjetër hapet. Shpresoj që kjo botë mos ta harrojë kurrë: Një luan, edhe pse është 39 vjeç mbetet sërish një luan i çmendur. Përgjithmonë para Barça!”, ishin fjalët mbyllëse të mesazhit të brazilianit.
View this post on Instagram
Arena e Lajmit

Loading…