Goditi me thikë burrin pasi e dhunoi në sy të fëmijëve, arrestohet i plagosuri dhe procedohet 32-vjeçarja në Tiranë

Policia E 485x360

Një ditë më parë një 32-vjeçare ka plagosur me thikë bashkëshortin e saj, pasi ky i fundit e dhunoi në sy të fëmijëve.

Policia bën me dije se ditën e sotme është vënë në pranga bashkëshorti i saj, shtetasi me inicialet F. Gj., 34 vjeç, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë shtetasen 32-vjeçarja.

“Ditën e djeshme, shtetasi F. Gj. ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, në prezencë të fëmijës së tyre të mitur, ndërsa shtetasja A. N., gjatë konfliktit, e ka goditur 34-vjeçarin me mjet prerës (thikë)”, njofton policia.

Sakaq, 34-vjeçari pas plagëve të marra ndodhet në spital, por jashtë rrezikut për jetën.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook