
Vrasja makabre e 71-vjeçarit shqiptar Shefki Kurti nga bashkëshortja e tij, ka tronditur jo pak opinionin publik në Itali. Nadire Kurti, e vrau atë duke e goditur me sëpatë dhe duke i ndarë trupin në pjesë, të cilat më pas i hodhi në ujërat e lumit Adigetto në muajin korrik, në tentativë për të fshehur krimin.
Pas arrestimit ajo ka rrëfyer para autoriteteve të gjithë skenën horror, duke pretenduar se arsyeja pse e vra ishte sepse e dhunonte dhe se donte të ndahej prej saj, për të sjellë në banesë të dashurën e tij.
“Ai donte të më linte dhe më pas të merrte të dashurën e tij në banesën tonë”, mësohet të ketë thënë ajo para efektivëve të policisë.
Por, sikurse shkruajnë dhe mediat italian, e gjitha kjo ishte një fantazi në mendjen e gruas nga Shqipëria.
“E vrava burrin sepse më rrihte çdo ditë për disa vite. Më godiste me grushte, më tha se duhej të largohesha nga shtëpia sepse donte ta shiste. Ai kishte dikë tjetër. E dëgjova duke folur me një shqiptar që donte 90 mijë euro. Më pas më kërcënoi me thikë, dhe më tha se do të më vriste. Pastaj shkoi të flinte në klubin e natës, që drejtonte dikur”, ka thënë ajo.
Edhe pse fjalët e sak nuk merren në konsideratë si të besueshme, policia po përpiqet të kuptojë nëse në këtë rrëfim mund të ketë detaje të vërteta. Sipas hetuesve, krimi është inskenuar mes 21 dhe 22 korrikut.
“Atë ditë e vrava… i thashë të ikte me gruan tjetër, por ai më goditi dhe unë mora sëpatën që presim dru. Është një sëpatë që Shefkiu e mbante pas derës së dhomës së gjumit për t’u mbrojtur nga hajdutët. I dhashë një goditje dhe më pas i dhashë më shumë, derisa vdiq. Me një çarçaf e tërhoqa zvarrë në banjë. Meqenëse ishte shumë i rëndë, e copëtova në disa pjesë. Përdora sëpatën, por më pas mora një thikë se priste më mirë. Në fund, pastrova gjithë shtëpinë nga gjaku, prita deri në mesnatë se nuk doja që të më shihte njeri, i mora copat nga ngrirja dhe shkova t’i hidhja në kanal”, rrëfen ajo.
Çifti shqiptar ishin prindër të dy fëmijëve, ndërsa kanë qenë ata të cilët kanë njoftuar policinë për zhdukjen e të atit. Autorja e krimi ndodhet në psikiatri ndërsa hetimet janë ende në vijim.