Në këtë moshë është më i forti në botë, bomberi Haland kërcënon rekordet e Kristiano Ronaldos

Të gjithë e njohin tal entin e Erling Halandit, por mesatarja e golave që në moshën 21-vjeçare tregon se çfarë sulmuesi me potencial ka transferuar Mançester Siti këtë verë. Kampionët e Anglisë aktivizuan klauzolën e prishjes së kontratës me Dortmundin muajin e shkuar për 51 milionë paund (60 milionë euro), ndërsa ai firmosi një kontratë 5-vjeçare në “Etihad”.

haland

Duke u transferuar te “Qytetarët”, klubi ku luajti babai i tij, Alf-Inge, është hapi i radhës në karrierën e norvegjezit, i cili ka shënuar gola pa fund kudo ku ka luajtur. Ai debutoi në futbollin profesionist në moshën 15-vjeçare me klubin e vendlindjes së tij, Bryjne, përpara se të transferohej te Molde i Ole Gunar Solskjaerit.

Transferimi te Red Bull Salcburgu erdhi në vitin 2018 dhe Dortmundi e transferoi 2.5 vite më parë. Në total, Haland ka shënuar 135 gola në 182 ndeshje për klubet, duke i dhënë atij një mesatare 0.74 gola për ndeshje përpara se ai të mbushë 22 vjeç muajin e ardhshëm.

Statistikat e tij të golit janë të pakrahasueshme edhe me disa prej futbollistëve më të mirë të kohërave krahasuar në të njëjtën moshë. Raporti i golave për ndeshje të Lionel Mesit në moshën 21-vjeçare ishte 0.47 (80 gola në 179 ndeshje), ndërsa Kristiano Ronaldo e kishte shumë më të ulët, 0.23 gola për ndeshje (55 në 223).

Haland shpreson që një ditë të thyejë rekordin e Serxho Agueros, i cili është golashënuesi më i mirë në historinë e klubit. Edhe argjentinasi e ka pasur raportin e golave në moshën 21- vjeçare më të ulët sesa norvegjezi: 0.4 (93 gola në 235 ndeshje).

Nga lojtarët që luajnë aktualisht në Premier Ligë, Romelu Lukaku 0.39 (102 gola në 259 ndeshje) dhe Herri Kejn 0.33 (63 gola në 190 ndeshje) janë lojtarët me raportin më të mirë të golave për të njëjtën moshë.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×