Totenhemi i Antonio Kontes duket mjaft aktiv në këto ditë të para të merkatos ku pas nënshkrimit me Ivan Perisiç dhe portierin Frejzer Forster, londinezët kanë zyrtarizuar ditën e sotme dhe afrimin e mesfushorit Ives Bisouma nga Brajtoni.
Mesfushori i kushtoi londinezëve një shumë prej 25 milionë eurosh dhe ka firmosur një kontratë për 4 vitet e ardhshme.
Totenhemi e njoftoi afrimin e mesfushorit nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ku Bisouma u shfaq duke pozuar me fanellën e klubit.
✍️ We are pleased to announce the transfer of Yves Bissouma.
Welcome to Spurs, Yves! 💙
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) June 17, 2022
Arena e Lajmit

Loading…