Ballkani i Ilir Dajës ka shfaqur efikasitet të lartë në ndeshjen e fundit përgatitore para debutimit në Champions. Të premten pasdite në Shkup, kampionët e Kosovës, shkërmoqën me rezultatin 6-1, skuadrën e Akademija Pandev, që në sezonin që sapo u mbyll, zuri vendin e dytë një kampionatin.
Meriton Korenca, Ermal Krasniqi, Albin Berisha, Dilivio Hofman, Edi Maksutaj dhe Theophilus Solomon shënuan golat për Ballkanin.
Vlen të theksohet fakti se ekipi nga Suhareka në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve luan me Zalgirisin e Lituanisë. Ndeshja e parë zhvillohet më 5 korrik në Prishtinë.
Arena e Lajmit

Loading…