UEFA ka vendosur që të mos turpërojë veten duke dënuar një nga anëtarët e Komitetit të saj Ekzekutiv për sjellje të pahijshme ndaj gjyqtarëve. Komisioni disiplinor i saj ka mbyllur sytë ndaj ngjarjeve të turpshme pas ndeshjes mes Real Madrid dhe PSG, që solli eliminimin e parisienëve nga Liga e Kampioneve, ku Naser Al Khelaifi, presidenti i klubit francez, sulmoi gjyqtarët.
Al Khelaifi, në përfundim të ndeshjes u desh të mbahej nga stjuardët dhe truprojat pasi tentoi të hynte në dhomat e zhveshjeve të gjyqtarit Dani Makeli dhe asistentit të tij, pasi pretendonte se eliminimi kishte ardhur si pasojë e vendimeve të arbitrit. Edhe pse gjyqtari holandez përshkruante sulmin ndaj tij nga Al Khelaifi dhe Leonardo, duke e etiketuar si sjellje agresive deri në thyerjen e një prej flamujve të asistentëve, UEFA ka vendosur të mos japë asnjë masë disiplinore për presidentin e parisienëve i cili më pas kërcënoi me vdekje një gazetar që po e filmonte me celular.
Por ajo ka ndëshkuar për këtë rast Leonardon, duke e dënuar me një ndeshje pezullim drejtuesin i cili në fakt po largohet nga PSG dhe këtë dënim duhet ta shlyejë në klubin e radhës.
Arena e Lajmit

Loading…