Kamionçina që transportonte viça përplaset me trafikndarësen, humb jetën shoferi

Tirane Policia 1 1024x576

Një tjetër aksident, i treti brenda pak orëve në vend, i dyti në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se sot në Mjull Bathore, një mjet tip kamionçinë me të cilën transportoheshin viça, është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me informacionin e dhënë pak më parë për një aksident në Mjull Bathore, ku ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, ju informojmë se drejtuesi i mjetit është shtetasi H. D., 32 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×