Gazeta italiane “Corriere dello Sport” ka nxjerrë disa detaje interesante për manovrat e Juventusit me Atletikon e Madridit në lidhje me të ardhmen e Alvaro Moratës.
Juventusi po përpiqet të gjejë disa rrugë për të mbajtur në ekip spanjollin, por deri më tani ka hasur në rezistencën e “Colchoneros”. Fillimisht Juventusi kërkoi ulje të çmimit nga 35 milionë që kërkon Atletiko.
Më pas ishte mundësia e pagesës me dy këste nga 10 milionë euro. Ndërkohë që tashmë Juventusi i ka ofruar në këmbim një nga Moise Ken, Adrien Rabio ose Denis Zakaria.
Arena e Lajmit

Loading…