Mashtroi dhjetëra mijëra shtetas turq, Gjykata e Elbasanit lë në burg “bisnesmenin e kriptomonedhave” Faruk Fatih Ozër

Capture

Gjykata e Shkalles se Pare te Rrethit Gjyqesor te Elbasanit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Elbasanit për arrest me burg. Gjyqtari i çështjes ishte Elis Dine ndërsa prokuror Kreshnik Ajazi.

Gazetari Fatmir Popja ka raportuar për News24 dhe BalkanWeb se në seancën me dyer të mbyllura, bosi turk i kriptomonedhave kërkoi që të mos e ekstradojnë në Turqi me pretendimin se atje i rrezikohet jeta.

“Sulm politik ndaj meje, mos më ekstradoni në Turqi, më rrezikohet jeta”, është shprehur ai.

Ndërkohë avokatja e Ozer, ka deklaruar se ai nuk është personi përgjegjës për ato që e akuzojnë.

“Humbja e qytetarëve është 20 mln $ dhe jo 2 mld $, gjysma e tyre i ka marrë paratë aktualisht”, ka deklaruar ajo.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×