“Italia është kthyer në Serinë B të Europës”, flet presidenti i Milanit: Klubet nuk kanë mundësi të transferojnë futbollist të rëndësishëm

Presidenti i Milanit, Paolo Skaroni ka folur ditën e sotme lidhur me problemet e futbollit Italian si dhe situatën të cilën ai e ka cilësuar si dramatike që Seria A po kalon.

7675675

Në një intervistë për “Il Foglio”, numri një i kuqezinjve ka theksuar diferencat me kampionatet e tjera, ku ka përmendur se futbollist si Mesi dhe Mbape nuk mund të transferohen kurrë në Serinë A sepse klubet nuk kanë mundësi financiare për ta.

“Na e kanë kaluar thuajse të gjithë në këto 20 vitet e fundit. Kampionati italian mund të quhet Seria B e ligave të tjera në Europë nëse e marrim nga cilësia që ofron.

Ne ofrojmë një produkt skarco. Futbollist si Mesi dhe Mbape nuk do të transferohen kurrë në Itali sepse klubet nuk kanë mundësi financiare për ta.

Edhe ndërtimi i stadiumeve te ne është një dramë. Vetëm projekti i “San Siro”-s së ri do të marrë një vit për t’u shqyrtuar përpara se të miratohet.”, u shpreh Skaroni.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×