VIDEO/ “Shkatërrim hoteli për çështje qejfi”, gazetari danez me pushime në ‘Prestige Resort’ ironizon aksionin e IKMT: Mjaft bukur të zgjohesh me policë që…

Prestige7

Një gazetar dhe Youtube-r danez që ka zgjedhur të pushojë në Golem, në ambientet e “Prestige Resort”, ka kritikuar në një mënyrë krejt origjinale sulmin me fadroma që iu bë paraditen e sotme nga IKMT këtij resorti.

Thomas Lykke ka postuar në Instagramin e tij personal një video nga momenti kur dhjetëra forca policie dhe disa fadroma mësynë në ambientet e resortit dhe mbi të ka vendosur mbishkrimin: “Shkatërrim hoteli për çështje qejfi”.

 

Me ironi ai gjithashtu shton: “Mjaft bukur të ngrihesh dhe të shohësh një tufë zyrtarësh, oficerë policie dhe njerëz të tjerë të mirë që duan të copëtojnë hotelin. Epo, kjo i shtoi pak “eksitim” mëngjesit”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×