Plagosje me armë zjarri në Dibër, ngjarja ndodhi për motive të dobëta

Policia Fushe Kruje1 660x450

Një plagosje me armë raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në Dibër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

“Shtetasi B. S., 46 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. D., 45 vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital. 46-vjeçari i dyshuar si autor i ngjarjes është arrestuar pas mbërritjes së policisë menjëherë në vendin e ngjarjes”, njoftojnë uniformat blu.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×