Iu bë atentat teksa lëviznin në Vlorë, zbulohet identiteti i dy efektivëve të policisë (EMRAT)

7995290b 8a04 4435 A805 E114f4bf946e

Qyteti i Vlorës është tronditur mbrëmjen e sotme nga një atentat me armë zjarri i mbetur në tentativë ndaj dy efektivëve të policisë.

Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policisë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat tip “Audi” dhe janë qëlluar me armë në lëvizje nga një automjet tip “Volkswagen”.

BalkanWeb mëson se një prej efektivëve është Nako Mehmetaj, nga qyteti i Vlorës por me detyrë në Policinë Kufitare të Sarandës.

Ndërkohë, efektivi tjetër me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë, është shtetasi Anxhelo Breshani.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×